Sot afati fundit për përmisimin e aplikacionit masa 3.1. Mbështetje për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Të gjithë atyre që ju është kthyer aplikacioni për përmisim në email duhet të përmisojnë më së largu sot?

E/I nderuar,

Urojmë të jeni mirë!

Ju drejtohemi nga Komisioni Zbatues për masën 3.1 – Mbështetje për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Komisioni ka pranuar aplikimin tuaj, mirëpo pas verifikimeve të bëra rezulton që personi i ndjerë nuk ka qenë i regjistruar si i vdekur nga COVID-19 në listat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Ministria e Financave, Punë​s dhe Transfereve me Vendimin Nr.58/2021 të datës 28.09.2021, të ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 58-1 të datës 12.11.2021, si dhe Vendimin Nr.58-2 të datës 22.11.2021, ka vendosur që si dëshmi të pranoj edhe fletëlëshimin nga spitali publik në Kosovë ku theksohet që shkaku i vdekjes ka qenë COVID-19 apo certifikatën e vdekje​s në të cilën ceket COVID-19 si shkak i vdekjes.

Andaj, ju lutemi që për ta rivlerësuar aplikimin tuaj ta plotësoni formularin dhe të bashkëngjitni dokumentin e lartëcekur në vegëzën në vijim:

http://37.35.65.133:3210/

Gjithashtu, luteni që formularin ta plotësoni deri më datë 30 nëntor 2021, ngase pas kësaj date mbyllet aplikimi për mbështetje nga kjo masë.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,

Komisioni Zbatues i Mases 3.1

Ministria e Financave, Punë​s dhe Transfereve

Ju rekomandojmë