ka është “Financial Literacy” – (Edukimi Financiar)? Sondazhi Global i Shkathtësive Financiare i S&P e përkufizon atë si aftësinë për të kuptuar konceptet thelbësore financiare në marrjen e vendimeve të informuara në lidhje me kursimin, investimin dhe huazimin. Fatkeqësisht, Shqipëria dhe Kosova janë të fundit në Evropë, sa i përket njohurive të qytetarëve për konceptet financiare. Sipas këtij sondazhi, vetëm rreth 20 për qind e të rriturve në Kosovë kanë njohuri/shkathtësi financiare adekuate. Ndërkaq, në shtete si Gjermania, Finlanda apo Suedia, mbi 70 për qind e të rriturve kanë njohuri adekuate financiare. /Buletini Ekonomik/