Reklama

Shuma marramendëse e parave që do të ndajë SHBA-ja për ta armatosur Ukrainën

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka thënë se ligjvënësit duan t’i japin Ukrainës 600 milionë dollarë për “armët e mbrojtjes vdekjeprurëse” për të luftuar sulmin e shpalosur të Rusisë.

“Ajo që po bëjmë me Ukrainën është të sigurohemi që të kemi ndihmë humanitare për të ndihmuar njerëzit; se ne kemi armë mbrojtëse vdekjeprurëse që shkojnë në Ukrainë në shumën prej 600 milionë dollarësh që ata të luftojnë vetë luftën e tyre”, tha ajo, duke folur para gazetarëve në San Francisko, raportojnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Ambasadorë e politikanë ukrainas kanë bërë thirrje të vazhdueshme që të armatosen që t’i bëjnë ballë Rusisë. /Lajmi.net/

Ju rekomandojmë