Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Komisionit për Trustin, deputetët e PDK’së akuzojnë Armend Mujën për zvarritje

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku është pritur të diskutohet për çështjen e projektligjit për Trustin është shtyrë të mërkurën.

Pas shtyrjes së mbledhjes, Ferat Shala anëtari i këtij komisioni tha se kjo ka ndodhur krejt si shkak pasi që kryetari i komisionit Armend Muja, po dëshiron ta zhagitë këtë çështje.

Të njëjtën akuzë për kryetarin e Komisionit për Buxhet, e ka edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.

Lushtaku tha se Muja qëllimisht po e shtynë diskutimin për Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet.

Sipas tij, asnjë qeveritar nuk ka ndikuar ta lehtësoj jetën e qytetarëve.

“Armend Muja këtë e bënë qëllimisht se e sheh që është temë e nxehtë për publikun. Duke parë parasysh që kriza ekonomike e ka bërë të veten asnjë politikanë qeveritar nuk ka ndikuar që me lehtësuar jetën e qytetarëve dhe bizneseve”, u shpreh Lushtaku për FrontOnline.

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Lushtaku ka thënë se qytetarëve duhet të ju mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

“Dihet se është mbështetur me një numër rekord të qytetarëve tërheqja e mjeteve nga Trusti duke e ditur që janë parat e tyre dhe duhet të ju mundësohet pasi Qeveria nuk po merr asnjë hap në lehtësimin e krizës së thelluar në këtë kohë”, theksoi Lushtaku.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë është mbajtur edhe protestë ku u kërkua që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Ju rekomandojmë