Gazetari me mbulueshmëri në Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Brezar, ka shpërndarë një video të momentit kur forcat e ish-Jugosllavisë shkelnin me tankë një veturë të tipit Fiat në Osijek të Kroacisë.
Pamjet janë publikuar në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, derisa gazetari thotë se këto pamje janë të ngjashme me ato të veprimeve të forcave ruse në Ukrainë, shkruan lajmi.net
“Këto skena nga Ukraina janë mjaft të njohura për disa nga ne. Më 1991-ën, një tank Jugosllav shkeli një Fiat të kuq në Osijek. Është ende një ndër klipet më terrorizuese nga luftërat e Jugosllavisë. Ne tani po shohim skena të ngjashme duke u përsëritur”, ka shkruar ai.
Në Twitter gjatë ditës janë shpërndarë disa pamje ku shihet se si një tanke ruse, godet e më pas shtyp një makinë që drejtohej nga një civil.
Siç kanë raportuar mediat e huaja, civili ukrainas që gjendej në veturë është jashtë rrezikut për jetë. /Lajmi.net/