Reklama

Sanksionet perëndimore – Banka Qendrore e Rusisë merr këtë vendim

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po ka rritur normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të kundërshtuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.

Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, thanë banka qendrore dhe ministria e financave.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, njoftoi Banka Qendrore në një deklaratë.

/Gazeta Sinjali/

Ju rekomandojmë