Shifrat e tregtisë së jashtme vijnë në dy dimensione, atë të vlerës dhe atë të peshës, nga ku mund të arrijmë edhe në përfundime të tjera, veç atyre të termave të ecurisë absolute të këtij sektori. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar dhe analizuar këto detaje me hollësi, për t`i dhënë përgjigje disa pyetjeve.
Sa vlejnë eksportet shqiptare? Po importet? Si kanë ndryshuar çmimet e produkteve të caktuara nga tetori i vitit të kaluar, në tetorin e këtij viti? Apo, sa ndryshojnë çmimet mes eksportit dhe importit të të njëjtit produkt?
Në analizë janë marrë vetëm produktet për të cilat ka kuptim çmimi për kilogram, që në pjesën dërrmuese janë produkte ushqimore. Në analizë janë përfshirë edhe lëndët djegëse minerale, pra karburantet, si një produkt me luhatje të ndjeshme çmimesh në treg, por edhe që ka kuptim çmimi për kilogram/litër.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SIU-SCAN