Topi i Artë është ëndrra e cdo lojtari për një arsye të thjeshtë, pasi ai është vlerësimi për mundin dhe sakrificat e një karriere të tërë futbollistike. Por ky trofe, aq shumë i lakmuar nga më të mirët e lojës, ka dhe një vlerë të vecantë, atë të milionave që përfaqësojnë këmbët sportistëve që janë në garë për fitimin e këtij titulli kaq të rëndësishëm në aspektin individual.
Për të qënë më konkret, nëse do të mblidhnim vlerën në treg të e 23 kandidatëve finalistë, shuma që do të përfitohej do ishte vërtetë e pabesueshme, plot 1 miliard e 53 milion e 300 mijë euro. Shifra është përllogaritur nga kompania Pluri Sportmetric, pas një studimi që kjo e fundit ka ndërmarrë duke nxjerrë vlerën reale të secilit prej kandidatëve që pretendojnë fitimin e Topit të Artë. Kompania është bazuar mbi 72 kritere të futbollistëve të ndara në 16 kategori, si cilësitë teknike, fantasia, pozicionimi taktik, forca fizike, numri I golase të shënuar, klubi dhe vendi për të cilin luajnë e kështu me radhë.
Sigurisht që vlerën më të lartë në treg, nuk mund ta kishte dikush tjetër përvecse Mesit, që vlerësohet me një shumë prej 140 milion eurosh, i ndjekur nga Ronaldo me 106 milion euro, Iniesta me 72.3 milion dhe Falcao me 64.1 milion euro. Ndërkohë që lojtari me vlerën më të ulët është Didier Drogba me vetëm 6.2 milion euro, që kompleton shumën e 1 miliard, 53 milion e 300 mijë euro