Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se 69 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën 600 kWh. Ai thotë se edhe ata që e kalojnë, për 600 kWh të parë paguajnë më lirë, raporton Express
Këtu mundë të llogarisni faturën e rrymës me tarifa të reja
Buzhala ka shkruar në Facebook se kati 80 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë shifrën e 600 kWh gjatë muajve të verës.
“Jane 69 per qind e konsumatoreve qe nuk e kalojne asnje muaj gjate vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 per qind e konsumatoreve nuk e kalojne kete shifer gjate muajve te veres. Ndersa, edhe ata qe e kalojne per 600 kWh te pare paguajne me lire, pra njejte per kete pjese shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.Ministria e Ekonomisë ka njoftuar sot se ka zotuar 75 milionë euro për subvencionomin e energjisë për qytetarët dhe bizneset.
ë shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.
Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.
Si klasifikohen konsumatorët?
Konsumatori që shpenzon 300 kWh/muaj vlerësohet si konsumator që shpenzon energjinë e nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj, sipas ZRRE-së. Këta konsumatorë futen në kategorinë A.
Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj. Këta konsumatorë futen në kategorinë B.
Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës. Këta konsumatorë futen në kategorinë C.
Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar. Këta konsumatorë futen në kategorinë D.
Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike. Këta konsumatorë futen në kategorinë E.
ZRRE-ja u ka ofruar kompanive, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që t’i shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në raportin e publikuar dhe t’i komentojnë ato, duke paraqitur argumente kundër ose duke ofruar të dhëna të reja./GazetaExpress/