Reklama

Rusia suspendohet nga Këshilli i Evropës

Rusia është suspenduar nga Këshilli i Evropës, bëri të ditur ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin. Është i ndarë nga Bashkimi Evropian, raporton Al Jazeera, përcjell lajmi.net.

“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të përjashtuar Federatën Ruse nga anëtarësiminë KE”, tha Di Maio në një deklaratë.

“Italia e konsideron këtë si një masë të nevojshme në dritën e agresionit ushtarak të papranueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Ju rekomandojmë