Reklama

Rusia është zhytur në një krizë të thellë ekonomike/ Kush është lideri botëror që po i shtrin dorën Vladimir Putinit

Pas sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi, Rusia është zhytur në një krizë të thellë ekonomike.

Megjithatë, një dritë shprese është shfaqur këtë të martë për rusët nga Pakistani, i cili është bërë vendi i parë i fuqishëm që i ka dalë në krah Vladimir Putin, pasi nënshkroi një marrëveshje tregtare, e cila është e para për Rusinë që nga pushtimi i Ukrainës.

Kryeministri i Pakistanit, ish-lojtari i kriketit, Imran Khan, ka thënë se vendi i tij do të importojë rreth 2 milionë tonë grurë dhe do të furnizohet me gazin rus.

Pavarësisht se Rusia është duke u përballur me izolimin e ashpër nga Perëndimi dhe një sërë sanksionesh që po dëmtojnë ekonominë e saj, Khan është shprehur i gatshëm për të mbushur sadopak arkat e boshatisura të Kremlinit.

/Sot.com/

Ju rekomandojmë