Reklama

Rusia e pranon se ekonomia e saj po merr “goditje serioze”

Ekonomia ruse po ndikohet si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, pranoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet në lidhje me komentet e presidentit amerikan Joe Biden rreth fjalimit të tij për gjendjen, shkruan CNN.

“Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze”, tha Peskov në një telefonatë me gazetarët e huaj të mërkurën. “Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, puna është duke u zhvilluar”, shtoi ai.

“Ekonomia do të qëndrojë në këmbë”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/

Ju rekomandojmë