Reklama

Rukiqi i reagon Kurtit: Kemi 101 milionë euro më pak eksporte në vitin 2023, kjo lidhet edhe me sanksionet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në panairin “Swissbau 2024” ka deklaruar se Kosova ka një rritje të dukshme të eksporteve dhe investimeve të huaja.

Kurti tha se vetëm në tre vitet e fundit, vlera e eksportit të Kosovës ka arritur rreth 2.5 miliardë euro.

Mirëpo ndaj këtyre deklaratave të Kurtit ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se eksportet për vitin 2023 kanë rënë për 101 milionë euro, derisa sipas tij, deficiti tregtar i vitit 2023 ka shkuar në 4.84 miliardë euro.

“920 milionë e 405 mijë euro, ishin eksportet e Kosovës në vitin 2022. 819 milionë e 64 mijë euro, ishte vlera e mallrave të eksportuara në vitin 2023. Plot 101 milionë euro më pak eksport, në krahasim me vitin paraprak”, ka thënë Rukiqi.

Ju rekomandojmë