Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 9.9% duke sqaruar se kanë ndikuar rritja e konsumit publik, rritja e shpenzimeve publike dhe indikator të tjerë.
Rritje ka pasur edhe sa i përket kredive ka sqaruar ai, në total kredit arrijnë në 3.56 miliardë apo rritje vjetore prej 12.2%.
Sipas Guvernatorit Mehmeti, edhe Fondi i Garantimit të Kredive ka lehtësuar qasjen e bizneseve dhe individëve në financa.
“Parashikimet tona si BQK këtë vit janë që Kosova të ketë rritje prej 9.9% përshirë rritjen e konsumit publik pastaj projektimet që kanë shënuar rritje, rritja e shpenzimeve publike pastaj edhe indikator tjerë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike në vend”.
“Projektimet këtë vit kanë shënuar rritje në janar shtator 1.25 miliard euro që ka bërë që në total kredit të arrijnë në 3.57 miliardë apo rritje vjetore prej 12.2%. Rritja e kredive të reja në baza vjetore sidomos në periudhën e pandemisë po e dëshmon rolin që e ka në sektorin bankar në mbështetjen e ekonomisë dhe kemi masë të theksuar qasjen në financa që shënojnë rreth 6%”.
“Edhe Fondi i Garantimit të Kredive ka ndikuar në lehtësimin e qasjes në financa sidomos ata individ e biznese që me siguri pa këtë fond do të ishte e pamundur qasja e fondit financiar në vend”.
Tutje, Mehmeti theksoi se remitencat për këtë vit janë 1 miliard euro apo 15% më shumë.
Ai tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Qeverinë, në mënyrë që jo vetëm remitencat por edhe shpenzimet që realizohen prej diasporës të orientohen në investime.
“Shifrat e fundit të remitencave nuk i kemi përpunuar, por janë diku rreth 1 miliard euro në rritjen vjetore diku 15%. Remitencat janë të dedikuara për konsum. E që konsumi është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen ekonomike në vend”.
“Ideja është që ne të punojmë s amë shumë në këtë drejtim bashkërisht me Qeverinë me qëllim që jo vetëm remitencat, por edhe shpenzimet që realizohen prej diasporës në Kosovë t’i orientojmë në drejtim të investimeve në Kosovë”./ekonomiaonline/