Reklama

Rritet zyrtarisht paga minimale në sektorin privat në Kosovë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, vendim që ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti.

Sipas njoftimit, zbatimi i vendimit do të realizohet në dy faza, me qëllim që punëdhënësit të kenë mundësi t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale. Faza e dytë e rritjes do të nisë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto.

Ministria vlerëson se kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve dhe për përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.

Po ashtu, është bërë e ditur se institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Buletini Ekonomik/

Ju rekomandojmë