Reklama

Reagimi i MINT-it lidhur me Artmotion

MINT po përcjell me shqetësim ankesat e qytetarëve ndaj disa operatorëve ekonomik, siguron se brenda afateve ligjore do të ndërmerren veprime sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se është duke përcjellë me shqetësim ankesat e shumta të qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë në Republikën e Kosovës, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve.

MINT/Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit vetëm gjatë ditëve të fundit ka pranuar mbi 100 ankesa të natyrës së njëjtë, të cilat i ka proceduar me prioritet për trajtim të mëtejmë nga institucionet gjegjëse.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, siguron qytetarët se brenda afateve ligjore, përmes institucioneve përgjegjëse, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjeve përkatëse në fuqi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, mbeten maksimalisht të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e konsumatorit, për çka ftojnë qytetarët që ankesat t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: [email protected]

Ju rekomandojmë