Reklama

Qytetarët i protestojnë qeverisë e kuvendit, kërkojnë t’u lejohet tërheqja e TRUST-it

Një protestë paqësore, është paralajmëruar sot në Prishtinë, nga e cila qytetarët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre, kundër reagimeve të qeverisë dhe deputetëve karshi tërheqjes së trustit.

Protesta është paraparë të mbahet në ora 12.00 para Kuvendit të Kosovës, për t’ju kërkuar deputetëve që të votojnë për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional, përcjell klankosova.tv.

”I ftojmë të gjitha bizneset nga mbarë Kosova që ta mbështesin protestën, sepse pas qytetarëve, bizneset do të jenë përfitues nga tërheqja e mjeteve nga Trusti”, ka shkruar në një grup publik, Adnan Jashari.

Kësaj thirrje i është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional, që mundëson tërheqjen nga 10 deri në 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

”Të enjten protestohet për Trustin, qytetarët kërkojnë tërheqjen deri në 30%”, ka shkruar Haxhiu në facebook, duke e shpërndarë thirrjen për protestë

Ju rekomandojmë