Reklama

Qeveria ndane mjete financiare per keto kategori te familjeve përmes skemës së re të asistencës sociale

Më shumë barazi e nxitje të punësimit përmes skemës së re të asistencës sociale. Për zhvillim ekonomik e shpërndarje të barabartë. Po merr fund padrejtësia e diskriminimi që ka ekzistuar nga dizajnimi i mëparshëm i kësaj skeme, i cili ka qenë i tillë që nga viti 2007, duke mos përjashtuar më nga skema familjet që nuk kanë më fëmijë nën 5 vjeç.

Tashmë secila familje në Republikën tonë e cila ka të ardhura më të ulëta se 100 euro për anëtar për muaj, mund të qaset në e-Kosova dhe të aplikojë për t’u bërë pjesë e pilotimit të skemës së reformuar të asistencës sociale. Ndërkohë punësimin në anën tjetër, e rrisim përmes mekanizmave të posaçëm dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Punës. Kjo skemë e reformuar, do jetë më në fund e qytetarëve, për qytetarët. Vjegëza për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/518

Ju rekomandojmë