Reklama

Qeveria miraton pagën minimale 250 euro neto

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1.5 euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në arsyetim të propozimit ka bërë të ditur se do të duhet të ndryshohen edhe ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.

Është miratuar edhe ndryshimi i shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.

/GazetaSinjali/

Ju rekomandojmë