Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.
Ka aprovuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj.