Qeveria e Kosovës përmes një fotografie të publikuar në rrejte sociale u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, duke i njoftuar kështu edhe për disa të reja, shkruan Gazeta Infokus.
Ekzekutivi ka njoftuar mërgimtarët se mund ta bëjnë online pagesën e policës kufitare dhe se kostoja e saj do të mbulohet edhe sivjet nga Qeveria.
“Kalimi i lehtësuar në pikat kufitare me Shqipërinë – pa kolona e pa ndalesa”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Gjithashtu, u është bërë me dije se tash mund të aplikojnë online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën E-Kosova dhe se do të ketë shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë./Gazeta Infokus/