Reklama

Pyetje: Çka ka ndodhë me 300€ për personat që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë?

Kjo mase e cila ka qene nga ish qeveria Hoti me nuk eshte ne funksion. Pra kjo mase eshte zevendesuar me masen 1. Mbeshtetja epunesimit e cila perfshine mbeshtetje te punesimit ne vlere prej 50 milion euro. Me poshte eshte masa e plote e mbeshtetjes se punesimit

Masa 1. – Mbështetja e Punësimit – 50 milionë EUR

Prioriteti i parë i Qeverisë sonë është punësimi dhe kësaj i qëndrojmë prapa edhe me politika e vendime. Në funksion të këtij prioriteti, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike do të ndajmë 50 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë punëkërkuesit.

Masa 1.1. – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – 10 mil EUR Do të mbështesim rikthimin në punë për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës përgjatë periudhës mars 2020 – prill 2021, dhe që aktualisht janë të papunë. Për çdo të ri-punësuar, do të subvencionojmë pagën për 3 muaj në vlerë prej 170 euro në muaj.

Masa 1.2. – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – 10 mil EUR
Pandemia ka treguar se sa e rëndësishme është që puna të jetë e deklaruar dhe kontributet pensionale të paguhen me rregull. Andaj, ne do të mbështesim secilin të punësuar të ri, që nuk ka qenë i punësuar në 3 muajt e fundit, e që deklarohet në ATK. Secilit prej tyre, do t’iu paguhen kontributet pensionale në vlerë prej 10% të pagës deri në 12 muaj me radhë.

Masa 1.3. – Mbështetja e punësimit të grave – 5 mil EUR
Gratë janë të nën-pëfaqësuara në tregun e punës. Përderisa ato përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe janë të lëna jashtë tregut të punës, nuk mund të pretendojmë rritje gjithpërfshirëse pa inkuadrimin e grave në tregun e punës. Andaj për secilën grua që nuk ka qenë e punësuar në 3 muajt e fundit, e që punësohet, do të subvencionojmë 50% të pagës për 3 muajt e parë, deri në maksimumin prej 150 euro në muaj. Pas periudhës tremujore, do të subvencionohet kontributi pensional sipas Masës 1.2.

Masa 1.4. – Skema e punësimit të garantuar për të rinjtë – 10 mil EUR
Rinia në vendin tonë ka qenë në disavantazh për sa i përket punësimit edhe para pandemisë dhe në pandemi kjo vetëm sa është thelluar. Për të adresuar këtë problem, ne do të dizajnojmë dhe lansojmë gjatë këtij viti skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë e moshave 18-24 vjeç, ku secilit të ri do t’i garantohet puna e parë, e subvencionuar nga shteti në nivelin e pagës minimale.

Masa 1.5. Trajnimi dhe punësimi në TI – 5 mil EUR

Për të orientuar talentet e reja drejt fushës së TI-së, do të ofrojmë kuponë me anë të të cilëve mund të ndiqen kurse për TI, apo trajnime në praktikë. Atyre që përfundojnë kursin apo trajnimin me sukses, do t’u ofrohet mbështetje në punësim për 3 muajt e parë.
Masa 1.6. – Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta – 5 mil EUR
Në funksion të arritjes së synimit për një shtet të barabartë për të gjithë, do të mbështesim secilin të punësuar me aftësi të veçanta me 50% të pagës, deri në maksimum 150 euro në muaj. Mbështetja do të bëhet për 6 muajt e parë.
Masa 1.7. – Skema e granteve për zanatet – 5 mil EUR
Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të çertifikohen. Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajsijeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe çertifikimit.

Ju rekomandojmë