Reklama

Pse po bien çmimet e kriptovalutave?

Kriptovalutat kanë parë rënie të çmimeve ndërsa një përplasje vazhdon në disa monedha kryesore gjatë ditëve të fundit.

Ethereum, BNB e Binance, Solana, Cardano dhe XRP janë ndër më të goditurat, me 2.1 trilion dollarë vlerë të humbur në tregun e kriptove.

Bitcoin ishte me vlerë 43,058.75 dollarë të enjten, por ra në nivelin më të ulët prej 42,496 dollarë të premten.

Kjo përbën një rënie prej 40 për qind nga niveli i saj më i lartë i të gjitha kohërave, i vendosur në nëntor në pothuajse 70 mijë dollarë, me një prirje rënëse që tani po merr një shpejtësi edhe më të madhe.

Në mënyrë të ngjashme, Ethereum ra 12 për qind në 3,411,92 dollarë dhe Solana ra 12 për qind në 148,58 dollarë.

Një nga faktorët kryesorë është se Rezerva Federale ka lënë të kuptohet se mund të ketë një rritje të shpejtë të mundshme të normave të interesit këtë vit.

Në një takim në muajin dhjetor të zyrtarëve amerikanë u diskutua mundësia për tkurrjen e bilancit prej 8.3 trilionë dollarësh.

Kjo shkaktoi shitje në tregjet e kriptove dhe të aksioneve, me NASDAQ që humbi më shumë se tre për qind, e cila rënia më e madhe që nga muaji mars i vitit të kaluar.

Me rritjen e normave të interesit, investimet e paqëndrueshme si kriptovalutat bëhen më pak tërheqëse kur krahasohen me obligacionet qeveritare për shkak të niveleve të ulëta të të ardhurave të krijuara.

Këta faktorë, të kombinuar me pasigurinë e përgjithshme të tregut të shkaktuar nga varianti Omicron i COVID-19, ka çuar në pasiguri të madhe. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë