Paundi britanik e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa ka regjistruar rritje në raport me javën që shkoi pasi blihet sot me 142.6 lekë dhe shitet me 143.6 lekë.
Dollari amerikan ndërkaq ka humbur sërish pikë këtë të hënë pasi krahasuar me javën që shkoi blihet mëngjesin e sotëm me 107.2 lekë dhe shitet me 107.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të vlerës në raport me javën e kaluar duke u blerë këtë fillim jave sërish me 120.9 lekë dhe duke u shitur me 121.6 lekë.
Franga zvicerane ka shënuar rritje të kuotës ditën e sotme pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 115.3 lekë dh është shitur me 116.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN