Çmimi i grurit shkoi në nivel rekord në tregun evropian të enjten, i thanë agjencisë AFP analistët, pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.
Çmimi për një ton grurë në platformën “Euronext” shkoi në 344 euro, shkruan “Barron’s”, përcjell Gazeta Express.
Sipas të dhënave të vitit 2017, Rusia ishte në vendin e tretë në botë në listën e shteteve me më së shumti grurë të kultivuar me 85.9 milionë tonë, ndërsa Ukraina e nënta me 26.2 milionë tonë.
Situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e eksporteve nga dy prej eksportuesve më të mëdha të grurit në botë./Buletiniekonomik/