Pagat e mësimdhënëse sipas Ligjit të ri të Pagave

Sipas ligjit të ri për pagat në sektorin publik, të propozuar nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti janë publikuar edhe pagat për mësimdhënësit , raporton Gazeta Blic.

Gjithmonë duke u nisur nga koeficienti 12o euro atëherë del se një drejtor i shkollës së mesme të lartë ka koeficientin 6.3 paga e tij mujore bruto do të arrijë në 756 euro.

Zëvendës/ drejtori të këtyre shkollave do të ketë pagë mujore prej 744 eurosh në muaj.

672 euro në muaj do të marrë një drejtor I institucionit parashkollor e ku është vlerësuar me koeficient 5.9

Një mësimdhënës në shkollën fillore të lartë do të ketë koeficient 5.8 ose 696 euro pagë mujore bruto.

Përderisa një pedagoge dhe psikologe në shkolla do të marrë pagë mujore 684 euro .

Një mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ultë është vlerësuar me koeficient 5.6 apo pagë mujore në vlerë të 672 eurove.

Sekretari i shkollës do të marrë pagën e tij bruto po aq sa mësimdhënësit në shkollën fillore të mesme të ultë pra 672 euro.

Një edukatore do të ketë pagë 624 euro, përderisa bibliotekisti ka koeficient 4.9, 588 euro.

Ju rekomandojmë