Reklama

Oligarkët rusë po vuajnë pasojat e veprimeve të Vladimir Putinit, humbin mbi 30 miliardë dollarë pasuri

Oligarkët rusë kanë humbur mbi 30 miliardë dollarë që nga fillimi i krizës ushtarake në Ukrainë të shkaktuar nga veprimet e presidentit Vladimir Putin.

Sipas llogaritjeve të Bloomberg, vlera e tyre e pasurive ka rënë mes paqëndrueshmërisë së paprecedentë të tregut, derisa kriza në Ukrainë vazhdon të përshkallëzohet.

Qeveritë perëndimore vendosën sanksione kundër Rusisë, duke përfshirë pezullimin e projektit të gazsjellësit “Nord Stream II”, bllokimin e tregtimit të obligacioneve qeveritare dhe ngrirjen e aseteve të oligarkëve kryesorë.

Genadi Timchenko, të cilin Britania e Madhe i vendosi sanksione, ka humbur gati një të tretën e pasurisë së tij.

Bashkimi Evropian është gati të shpallë paketën e re ekonomike të sanksioneve ndaj Moskës. Masat pritet të përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për çdo anëtar të Dumës ruse, pas kërkesës së Putinit për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Kritikët e Putinit e kanë mirëpritur lëvizjen e Perëndimit për të goditur oligarkët dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Kujtojmë se Putin kishte urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu që të “sigurojë paqe” në rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut.

Presidenti rus kishte njohur këto dy rajone seperatiste si pretekst për të pushtuar Ukrainën, edhe pse deri më tani nuk janë parë lëvizje apo tërheqje e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.

Tashmë gjenden rreth 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e vendit. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë