Organizata e Kombëve të Bashkuara i ka dalë në ndihmë Ukrainës në mënyra të dryshme. Së fundi, OKB-ja ka apeluar për 1.7 miliardë dollarë për t’i dhënë si ndihmë qytetarëve ukrainas.
Agjencitë e OKB-së kanë nisur një thirrje urgjente për t’iu përgjigjur krizës humanitare të përshkallëzuar me shpejtësi të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, duke bërë thirrje për 1.7 miliardë dollarë për të ndihmuar njerëzit që kanë ikur nga vendi dhe ata që janë ende të bllokuar brenda, raporton Al Jazeera përcjell lajmi.net
“Kriza është bërë shumë e shëmtuar shumë shpejt,” u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Gjenevë Martin Griffiths, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente. Ai bëri thirrje për dhembshuri që të përputhet me shkallën e krizës.
Filippo Grandi, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, tha në të njëjtën konferencë se 150,000 njerëz të tjerë ishin larguar nga Ukraina në 24 orët e fundit.
Rritja do të thotë se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë kërkuar siguri në vende të tjera që kur Moska nisi sulmin e saj tani është rreth 680,000. /Lajmi.net/