Reklama

OKB-ja: Çmimet globale të ushqimit u rritën edhe më tej në tetor

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara tha të Enjten se çmimet globale të ushqimit janë rritur në nivel rekord muajin e kaluar dhe rritje pati për të tretin muaj radhazi.

Indeksi i kësaj organizate për çmimin e ushqimit u rrit për 3 për qind në krahasim me një muaj më parë, duke e arritur nivelin më të lartë për më shumë se një dekadë në tetor me 133.2 pikë. Rritja u shënua në vajra bimore dhe në drithëra.

Indeksi i çmimit të drithërave u rrit për 3.2 për qind, ndërsa çmimi botëror i grurit u rrit për 5 për qind për shkak të rendimenteve më të ulëta në territoret e eksportuesve të mëdhenj, shkruan Anadolu.

Indeksi i çmimit të vajrave bimore u rrit për 9.6 për qind duke arritur nivel rekord të të gjitha kohërave.

Indeksi i çmimit të produkteve të qumështit u rrit për 2.2 për qind në krahasim me muajin shtator pas rritjes së kërkesës globale për disa lloje produktesh.

Ju rekomandojmë