Njoftim për konsumatorët e Mitrovicës
Si pasojë e rënies së tensionit nën normat e lejuara në rrjetin e transmisionit (ana e KOSTT), nënstacioni Ilirida 110/10 kV, NS Mitrovica 10 kV dhe NS Shupkovci 10 kV, që furnizojnë Mitrovicën dhe Shupkovcin janë jasht pune.Kjo ndërprerje e energjisë elektrike në Mitrovicë dhe Shupkovc, e cila është si rezultat i tensionit nën parametrat e lejuar të KOSTT, ka bërë që për çështje sigurie, nënstacioni të ndalet përkohësisht, deri në përmirësimin e situatës nga KOSTT.
Ekipet e KEDS janë në kontakt të vazhdueshëm me ekipet e KOSTT dhe sapo të rregullohet tensioni në parametrat normal, do të filloj kyçja e daljeve dhe rikthimi i energjisë elektrike për konsumatorët