Reklama

Njoftim nga Ministria e Financave për regjistrim në pension parcial

Shtyhet afati për t’u regjistruar për kalim në pension parcial kontributiv deri më 15 shtator

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është shtyer afati për t’u regjistruar për kalim në skemën parciale kontributive të pensioneve deri më 15 shtator.

Të gjithë pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, të cilët nuk kanë arritur të kenë 15 vite stazh dhe plotësojnë kriteret e parapara me ligj, mund të aplikojnë për t’u regjistruar për kalim në skemën parciale kontributive përmes vegëzës:

Pas regjistrimit, zyret e pensioneve do t’i ftojnë pensionistët për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive, ashtu që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve./kontabilisti/

Ju rekomandojmë