Reklama

Njoftim nga Ministria e Financave

📣 Në mbledhjen e 186-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:

💚 U miratua nisma për negocimin e marrëveshjes financiare me vlerë rreth 107 milionë euro në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime 🤝 për ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor ☀️ me kapacitet deri në 100 MW, duke siguruar prodhim vjetor prej rreth 152 GWh energji elektrike ♻️. Ky projekt synon të avancojë kapacitetet e prodhimit të energjisë së ripërtritshme në Kosovë 🇽🇰.

📌 U miratua nisma për negocimin e marrëveshjes së grantit me vlerë rreth 21 milionë euro 💶 me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, me synim kryesor përmirësimin e qasjes së fëmijëve 🧒👧 në të gjithë Republikën e Kosovës në institucionet e arsimit 🏫 dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme.

Ju rekomandojmë