Reklama

Njoftim me rëndësi për punëtorët e sektorit privat nga Administrata Tatimore

Në vazhdën e implementimit të projektit për formalizimin e punësimit, si dhe ofrimit të mundësisë për punëtorët, ATK sot ka lansuar aplikacionin elektronik për verifikimin e punëtorëve nëse janë të regjistruar/deklaruar nga punëdhënësi i tyre.Aplikacioni në fjalë është shumë i thjeshtë, kërkon pak të dhëna për ta verifikuar një punëtor veten.

Përveç pjesës së verifikimit, ATK ka dizajnuar edhe pjesën tjetër brenda këtij aplikacioni, ku në rast se punëtori gjatë verifikimit nuk e gjen vetën në listat e deklarimit, ai mund ta denoncojë punëdhënësin e tij.

Pra, në pjesën ku punëtori identifikon mos-deklarimin e tij nga punëdhënësi, ka mundësi të klikojë në butonin “Raporto punëdhënësin”, i cili shpije në formën për denoncim/raportim.Aplikacionin mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org

Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i zbusim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurtë.Sllogani i kampanjës: ???? ??, ??? ?? ?????????!#BollMaLypmuRegjistru

Kliko këtu për verifikim

Ju rekomandojmë