Reklama

Njoftim më rendesi për biznese nga Administrata Tatimore e Kosoves – ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë tatimpaguesit se deklarimi i të gjitha tatimeve dhe kontributeve pensionale të aplikuara në vend, nga 1 shkurti, do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes sistemit elektronik EDI.

Sipas ATK-së, EDI është plotësisht funksional dhe se 98 për qind e të gjithë tatimpaguesve paguajnë përmes EDI, përcjell Telegrafi.

“Për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ende nuk janë regjistruar në EDI, Administrata Tatimore e Kosovës ju bën thirrje që të regjistrohen sa më parë dhe të përdorin këtë sistem për deklarim. Që nga data 01 shkurt 2022 do të ndërpresë mundësinë e shkarkimit të formularëve elektronik për tatime dhe kontribute dhe këto do të mund të deklarohen vetëm përmes EDI”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në fund, ATK thotë se nëse ka paqartësi rreth regjistrimit, deklarimit dhe pagesës në mënyrë elektronike, mund të drejtoheni në zyrat rajonale ose të shkruani në [email protected].

Ju rekomandojmë