Reklama

Njoftim me rendesi nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nga sot në platformën e-Kosova është publikuar shërbimi për aplikim dhe ndarje të termineve për provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer.

Ai ka thënë se ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patent shofer për qytetarët e vendit.

Njoftimi i plotë:

Në Platformën e-Kosova tani kemi publikuar shërbimin për aplikim dhe ndarje të termineve për provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer.

Me qëllim të zbatimit të zotimit për transparencë të plotë, në kuadër të MMPHI-së, në bashkëpunim me ASHI, kemi lansuar projektin lidhur me aplikimin dhe ndarjen e termineve per provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer. Prej sot, përmes platformës së E-Kosova, fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale. Si Ministri jemi kujdesur që deri në finalizimin e plotë të digjitalizimit, të drejtën e aplikimit qytetarët e kanë edhe përmes zyreve në njësitë rajonale.

Ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patent shofer për qytetarët e vendit. Ky është një hap tjetër i domosdoshëm e i rëndësishëm drejt digjitalizimit si reformë e rëndësishme për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës.

Ju rekomandojmë