Reklama

Një pyetje 150 miliardë dollarëshe/ Kush do të blejë ‘malin’ e arit që ka krijuar Rusia?

Rusia ka shpenzuar vite të tëra për të ndërtuar atë që mund të konsiderohet si një nga rezervat më të rëndësishme në botë të arit; një aset të cilit bankat qendrore i drejtohen sa herë ka krizë. Por për Rusinë, çdo përpjekje për shitjen e “malit të arit” do të jetë një sfidë e vërtetë pikërisht në kohën kur i duhet më së shumti.

Banka e Rusisë i ka shtuar rezervat e arit që prej mesit të viteve 2000, duke krijuar rezervën e pestë më të madhe në botë të arit, me një vlerë rreth 140 miliardë dollarë. Është ky lloj aseti që mund të shitet për të mbajtur në këmbë rublën e zhvlerësuar nga izolimi i Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Por që të arrijë të shesë arin, duket shumë e vështirë, sidomos tashmë që SHBA-të, Mbretëria e Bashkuara dhe institucionet e Bashkimit Europian kanë ndaluar shkëmbimet me Rusinë. Madje, në Uashington senatorët kanë propozuar një listë të re sanksionesh ku kërkohet specifikisht që të ndalohet çdo lloj tregtimi i arit rus. .

Moska po sheh mundësinë që të orientohet drejt Indisë apo Kinës për të shtiru arin e sajj në mënyrë që të sigurojë financimi ne nevojshëm në këtë kohë krizë.

Ndërsa senatorët amerikanë, propozojnë sanksione për bankat qendrore të Kinës apo Indisë neë ato pranojnë të blejnë asetin rus.

Në këtë mënyrë, po tentohet që të reduktohen edhe më tej shanset e Rusisë për të arritur rezultat me këtë rezervë, që sipas ekspertëve të ekonomisë, është krijuar pikërisht për një ditë të tillë.

Marrë me shkurtime nga Bloomberg/Përshtati në shqip:SCAN

 

Ju rekomandojmë