Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin e tabelave të Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, për përmbushjen e obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projektet shumëvjeçare.
Vendimi do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për informim.
Njashtu është aprovuar edhe pagesa shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për punonjësit shëndetësorë në sektorin publik (stafin shëndetësorë dhe mbështetës), për periudhën janar-qershor të vitit 2022.
Për këtë qëllim, sipas vendimit, janë ndarë 5,600,000 euro, që do të sigurojë edhe zbatimin e masës për mbështetje të sektorit të shëndetësisë sipas Pakos për Ringjalljen Ekonomike.