Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim të themelohet Fondi i Sigurisë.
Kurse, para pak minutash Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.
“Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.
Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vegëzën në vijim”, thuhet në njoftim.
/Fakte Plus/