Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë.Në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 14 mijë e 300 euro para, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, pos kësaj shume, shtetasit të Shqipërisë i janë konfiskuar dhe dy telefona mobil si dhe vetura.
Ngjarja ka ndodhur në Pikën Kufitare në Vërmicë ditën e djeshme rreth orës 15:00.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajte për 48 orë.