Reklama

Ndalimi i dinarit serb, reagimet e ndërkombëtarëve dhe sqarimi i BQK-së

Neni 11 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson se në Kosovë si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.

Bazuar në këtë javë më parë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka nxjerr një Rregullore për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se e vetmja valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro.

Kjo rregullore hyn në fuqi me 1 shkurt 2024, gjersa ka ngjallur reagim ndërkombëtar, pasi ndalon qarkullimin e dinarit serb, ku përgjatë dy dekadave është përdorur në komunat me shumicë serbe, madje edhe për pagesa në dyqane.

Kërkesa e SHBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme.

Departamenti i Shtetit theksoi se nevojitet më shumë kohë që vendimi të zbatohet dhe se Qeveria e Kosovës do të duhej të konsultohej me komunitetet e prekura nga ky vendim.

Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb – shefi i BE-së i shqetësuar, i kërkon sqarime BQK-së

Për vendimin e BQK-së, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinës, Tomas Szunyog ka zhvilluar ditë më parë një takim me Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili.

Szunyog e ka pyetur Ismailin për punën e zbatimit të këtij vendimi pasi që pritet të ndikojë sidomos në jetesën e qytetarëve në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai ka thënë se është shqetësuese që ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.

Ju rekomandojmë