Reklama

Nafta rritet pas dështimit të negociatave – Konflikti në Ukrainë eklipson perspektivën e nxjerrjes botërore të rezervave

Nafta ka vazhduar rritjen në tregtinë e së Martës, prej shqetësimeve mbi ndërprerje të mundshme të furnizimit, ndërkohë që sulmi rus në Ukrainë, eklipsoi bisedimet për një nxjerrje të koordinuar botërore të rezervave të naftës, për të zbutur tregjet.  Nafta Brent, çmimi në bursën e Londrës, u rrit me 1.8% në 99.7 dollarë për fuçi, pasi preku 105.8 dollarë në javën e kaluar, kur Rusia nisi sulmin në Ukrainë.

Nafta bruto amerikane u rrit me 1.6% në 97.28 dollarë për fuçi, pasi preku 99.1 dollarë në sesionin e së Hënës.  Shqetësimet për tkurrjen e furnizimeve kanë nxitur çmimet, ndërkohë që bisediemt për paqe mes 2 vendeve dështuan të arrijnë në një darkodësi dhe sugjeruan se rezoluta e konfliktit nuk do të jetë e menjëhershme.  Analistët thonë se situata do ta mbajë naftën mbi 100 dollarë për fuçi në afat-shkurtër dhe mbase do të rritet mëtej, nëse merr vrull.

Kompanitë gjigante të naftës dhe gazit, përfshirë BP dhe Shell, kanë lajmëruar planet për të dalë nga operacionet e Rusisë dhe shkëputur sipërmarrjet e përbashkëta me firmat e vendit.  Blerësit e naftës ruse po hasin vështirësi mbi pagesat dhe disponueshmërinë e anijeve, prej bllokadës së sanksioneve.  Agjencia ndërkombëtare e Energjisë do të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm ministror , për të diskutuar mbi rolin e vendeve anëtare në stabilizimin e tregjeve të naftës.

Rusia, që i quan veprimet në Ukrainë një operacion i veçantë ushtarak, eksporton 4-5 milionë fuçi në ditë të naftës bruto dhe 2-3 milionë fuçi në ditë të produkteve të rafinuara.  Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, do të takohet gjithashtu këtë javë, ku pritet të ruajë premtimin për të rritur në mënyrë graduale prodhimin.

SCAN

Ju rekomandojmë