Reklama

Nafta në Ukrainë është 1 euro, në Shqipëri është 2 euro për shkak të situatës në Ukrainë…

Situata në Ukrainë konsiderohet si një ndër shkaqet kryesore të shtrenjtimit të madh të karburanteve në botë duke bërë që një fuçi aktualisht në shitet me shifra rekord.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, çmimet e larta të karburanteve u pasqyruan menjëherë edhe në Shqipëri, ku një litër naftë apo benzinë sot shitet 45 lekë më shumë krahasuar me një javë më parë.

Por, ndërkohë që Ukraina është në situatë jo të favorshme ndaj Rusisë dhe kjo ngjarje konsiderohet se është edhe shkaku se përse bota dhe shqiptarët po paguajnë karburantet shumë më shtrenjtë, çmimi i një litri naftë në Kiev është më lirë krahasuar me Tiranën.

Gazetari i ABC në Kiev, Taulant Koplikaj raporton se sot në mëngjes atje, e kanë blerë një litër naftë me 0.90 cent të euros, ndërkohë që ka karburante që e shesin edhe 1 euro një litër.

Ndërkohë, shqiptarët sot u zgjuan duke parë çmime deri në 230 lekë për litër në tabelat e karburanteve duke qenë të papërgatitur me këtë rritje të madhe për xhepat e tyre.

Përveç se me abuzimin e dukshëm të tregtarëve të karburanteve, të cilët nuk zbatojnë ligjin për rezervat strategjike të naftës si edhe rrisin menjëherë çmimin me të dëgjuar se ka ndryshuar diçka në bursa, shqiptarët po përballen edhe me nivelin e lartë të taksave që qeveria aplikon mbi naftën dhe benzinën.

Ju rekomandojmë