Reklama

Musk ofron Starlink për organizatat ndërkombëtare në Gaza pas ndërprerjes së komunikimit, reagon Izraeli

Shërbimi satelitor Starlink i Elon Musk do të mbështesë lidhjen me ‘organizatat e njohura ndërkombëtare’ në Gaza.

Elon Musk tha se ai do të ofrojë shërbimin e tij satelitor Starlink për “organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza”.

Musk e bëri njoftimin si përgjigje ndaj dënimit të përfaqësueses demokrate të Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, për ndërprerjen e komunikimit të Izraelit në Gaza mbrëmë.

“Ndërprerja e çdo komunikimi me një popullsi prej 2.2 milionë banorësh është e papranueshme. Gazetarët, profesionistët mjekësorë, përpjekjet humanitare dhe të pafajshmit janë të gjithë të rrezikuar. Nuk e di se si mund të mbrohet një akt i tillë. Shtetet e Bashkuara e kanë denoncuar historikisht këtë praktikë”, tha Ocasio-Cortez.

Por, kundër këtij vendimi të Musk ka dalë Izraeli, raporton Gazeta Express.

Ju rekomandojmë