Reklama

Mungesa e personelit të kualifikuar, kërcënon tregun e punës në Zvicër

Me afro 150,000 njerëz aktualisht në karantinë, duke vënë në rrezik infrastrukturën kritike të Zvicrës, Omicron ofron një shije paraprake të asaj që mund të bëhet një problem i madh për vendin në vitet në vijim: mungesa e afërt e punëtorëve të trajnuar, transmeton albinfo.ch.

Arsyeja është se numri i personave që dalin në pension është më i lartë se ai i të punësuarve të rinj.

Rrjedhimisht, një hendek po rritet midis kërkesës nga ekonomia, e cila vazhdimisht krijon vende të reja pune, dhe ofertës gjithnjë e në tkurrje të fuqisë punëtore të kualifikuar – punonjës që kanë një diplomë profesionale ose diplomë universitare.

“Ndikimi në tregun e punës do të jetë i madh”, tha Tino Senoner, drejtor i Dynajobs, i cili parashikon një mungesë prej 365,000 punëtorësh të specializuar deri në vitin 2025.

Ju rekomandojmë