Reklama

Muaji janar: 214 mijë konsumatorë shpenzuan rrymë mbi 600 kWh

Nga 390 mijë konsumatorë aktivë sa janë në Kosovë, prej tyre 214 mijë në muajin janar të vitit të kaluar, kanë shpenzuar rrymë mbi pragun e 600 kilovatëve në orë.

Të dhënat që ka siguruar Buletini Ekonomik, janë për muajin janar të vitit të kaluar, pra 2021.

Nga po të njëjtat të dhëna, del se 171 mijë konsumatorë tjerë, shpenzuan energji elektrike deri në 600 kilovat për orë, pra nuk e kaluan pragun e 600 kWh.

Sipas propozimit të ZRrE-së, konsumatorët që e kalojnë pragun prej 600 kWh, do të paguajmë tarifë dukshëm më të lartë sesa konsumatorët nën këtë shifër.

Nga rreth 7 cent sa ka qenë kilovati deri më tani, me tarifat e reja të propozuara nga ZRrE, kilovati ka arritur në 21 cent, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkohë, pjesë e sistemit energjetik të Kosovës janë edhe konsumatorët që kanë orët energjetike aktive, mirëpo që nuk shpenzojnë fare energji ose vetëm nga 20 kW. Kjo kategori janë kryesisht shtëpi të mërgimtarëve, të cilët në rastet kur nuk janë në Kosovë, lënë disa drita të ndezura jashtë shtëpisë, si dhe video-kamerat lëshuar.

Ndërsa kategoritë e tjera, që harxhojnë vetëm 21 deri në 100 kWh konsiderohen si konsumatorë as aktiv dhe as pasiv. /Buletini Ekonomik/

Ju rekomandojmë