Reklama

Monopoli i Arkave fiskale do të bjerë shumë shpejt!

Udhëheqësi i Divizionit për Arka Fiskale në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Rexhep Krasniqi, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur rreth përmbajtjes së udhëzimit të ri administrativ për arkat fiskale.

Ai ka thënë se në draft-udhëzim mes tjerash hiqet si obligim kontrolli çdo 24 muaj për çdo pajisje elektronike fiskale. Mirëpo, sipas tij, parashihet të bëhet një kontroll ad-hoc, sipas nevojës.

Tjetër ndryshim sipas Krasniqit është edhe kostoja e abonimit.

“Në këtë rast është planifikuar që kjo të mbulohet edhe prej ministrisë ose shtetit në këtë rast. Gjithashtu edhe kosto e kontrollit të rregullt teknik të mbulohet prej shtetit, vetëm për rastet kur kërkohet për ta ndërruar një pjesë ose një modul i caktuar brenda pajisjeve fiskale atëherë është planifikuar që të jetë kosto për tatimpaguesit”, theksoi ai.

I pyetur se cili ka qenë qëllimi i këtyre reformave, për të ulur çmimin e arkës fiskale apo shtimi i kompanive të tjera në treg, zyrtari nga ATK-ja ka theksuar se mundësia për operatorët ekonomikë ka qenë e vazhdueshme.

“Në opinion nganjëherë është përceptuar që realisht është mundësi e kufizuar por që nuk ka qenë ashtu. Në çdo kohë, edhe sot, çdo tatim pagues që është i interesuar me hy në treg, për të qenë operator ekonomik, e ka mundësinë që në çdo kohë të parashtrojë kërkesë brenda ATK-së, dhe normalisht që duhet me i plotësu disa kushte administrative për të vazhduar tutje për certifikim”, tha ai./Media Ndërtimi.

Ju rekomandojmë