Pas konsultimeve në 18 takime publike me qindra të rinj, mbi 80 institucione publike dhe organizata jo-qeveritare, është hartuar Projektligji për Rini që përditëson politikën rinore për të aplikuar praktikat më të fundit në fuqizimin e të rinjve si grup i interesit të veçantë zhvillimor.
📈 Çka adreson Projektligji?
• Themelimin e mekanizmave që i shërbejnë drejtpërdrejtë të rinjve;
• Ristrukturimin e mekanzimave ekzistues të cilët kanë hasur sfida strukturore për shumë vite;
• Rritjen e mbështetjes për aktivitetin rinor dhe vendimmarrjes publike të përbashkët me ta;
• Rregullimin e punës rinore dhe fushëveprimit të punëtorit rinor, si profesionistë që punojnë me dhe për të rinjtë.