Reklama

Meta paguan për herë të parë divident – kush do të fitojë më së shumti

Mark Zuckerberg kërkoi çuditërisht falje javën e kaluar në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan në lidhje me sigurinë e fëmijëve në internet. Disa ditë më vonë ai vijoi me një tjetër njoftim befasues: Meta do të paguajë për herë të parë një dividend, i cili do t’i bëjë shumë të pasur disa aksionerë.

Gjiganti i teknologjisë zotëron Instagram, Facebook dhe WhatsApp. Në një deklaratë për shtyp të 1 shkurtit, Zuckerberg ia atribuoi rritjen e biznesit në vitin 2023 përfundimit të iniciativave të qendrës së të dhënave, pushimit nga puna të afro 10 mijë punonjësve dhe përparimeve në inteligjencën artificiale dhe metaverse. Me sa duket, “Viti i Efiçencës” i Metës, të cilin Zuckerberg e projektoi për muajin mars të vitit 2023, ka dhënë frytet e para për aksionerët, shkruan bbc.

Ju rekomandojmë