Bursa e Moskës nuk do të hapet të hënën, tha Banka Qendrore Ruse, pasi monedha e vendit ra me shpejtësi pas sanksioneve perëndimore.
“Për shkak të situatës aktuale, Banka e Rusisë ka vendosur të mos hapë një seksion të tregut të aksioneve dhe një seksion të tregut të derivateve”, thuhet në deklaratën e bankës.
Banka Qendrore Ruse tha gjithashtu se do të shpallte oraret e hapjes për ditën e martë, në orën 9:00 me kohën lokale (1 pasdite ET).
Pezullimi i tregtimit vjen pasi monedha ruse, rubla pësoi ulje të vlerës pasi tregjet filluan të vlerësojnë ndikimin e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
/Buletini Ekonomik/