Reklama

MasterCard bllokon transaksionet nga Rusia

MasterCard ka thënë se ka bllokuar transaksione e pagesave nga Rusia, si rezultat i sanksioneve të vendosura ndaj kësaj të fundit pas agresionit të saj në Ukrainë.

Lajmi vjen pasi Shtetet e Bashkuara, së bashku me BE-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë thanë se do të ndërmarrin veprime kundër Rusisë duke larguar bankat ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, përcjell Telegrafi.

Këto sanksione janë vendosur për të parandaluar Bankën Qendrore të Rusisë të vendosë rezervat e saj valutore për të zbutur ndikimin e sanksioneve.

Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë